zoom

Slider

Italiani thotë mjaft, De Biasi dorëhiqet pas tre vitesh nga Azerbajxhani!

Italiani i thotë mjaft pankinës azere. Në tre vite në krye të Azerbajxhanit, Gianni De Biasi nuk arriti dot të bënte atë mrekulli që bëri me Shqipërinë, por sigurisht vendosi një standard të ri, arriti disa rezultate historike.

Pavarësisht shifrave, Di Biasi nuk u pranua kurrë nga ambienti në Azerbajxhan, nuk arriti kurrë të krijonte atë lidhje me tifozët, gazetarët, opinionin. Azerbajxhani mbylli këtë fushatë kualifikuesesh në vendin e 4 me 7 pikë.

Pavarësisht se kishte një kontratë deri në fund të muajit, Gianni De Biasi do të largohet menjëherë nga stoli i azer, për këtë ka njoftuar edhe drejtuesit e federatës, shkruajnë mediat italiane. /ZOOM.AL/