zoom

Slider

Ish-trajneri francez kundër Kylian Mbappe: Nuk e meriton numrin 10, është për “bishat” e futbollit

Ish-trajneri francez Rolland Courbis, shkon kundër rrymës. Tani në rolin e opinionist, Courbis, ka bërë deklarata të forta për Kylian Mbappe.

Sipas tij, kampioni francez gabon që kërkon numrin “10” të kombëtares pasi i përket lojtarëve të një kategorie tjetër.

“Mbappe dëshiron të jetë numri 10, por ai nuk ka asnjë lidhje me atë fanellë. Ky është një rol që është i mirë për njerëzit si Pele, Maradona apo Zidane… Përbindëshat e futbollit”, deklaroi ai për RMC Sport.

Courbais është shpjeguar më mirë: “Asgjë kundër Mbappe, i cili është një futbollist i madh edhe pa atë numër në shpinë, por për mendimin tim nuk i duhet. Pastaj për nga karakteristikat nuk është një numër 10”, përfundoi ish-trajneri i Montpellier. /zoom.al/