Aplikacion
Mark Zuckerberg mund të konsiderohet nga disa si një udhëheqës i aftë i teknologjisë, por këngëtarja Grimes nuk duket se ndan të njëjtën pikëpamje. Në fakt, duhet shumë përpjekje për ta bindur atë, pasi në postimin e saj më të fundit në Tëitter ajo e quan atë “krejt të papërshtatshëm” për të drejtuar “Metaverse”.
Këngëtarja 34-vjeçare dhe ish-partnerja e Elon Musk shprehu publikisht përbuzjen e saj për avatarin e ri të Metaverse në Facebook që Zuckerberg postoi.
“Nëse Zack po ‘mbikëqyr Metaverse’, atëherë ai ka vdekur dhe njerëzit që kujdesen për artin dhe kulturën, le të ndërtojnë diçka tjetër. Gjithashtu, ky është art i keq”, ka shkruar këngëtarja në Twitter, nën avatarin e saj.

Rama: Populli s’na vlerëson më, por kërkon llogari! Ka të drejtë!