zoom

Bota

Irani rrit tonet: Do ta luftojmë armikun deri në frymën e fundit

Irani rrit tonet: Do ta luftojmë armikun deri në frymën e fundit

Në Lindjen e Mesme, situata mbetet e tensionuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa negociatat diplomatike janë në ngërç.

Shefi i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, ka deklaruar se forcat e armatosura të vendit janë “të gatshme të mbrojnë pavarësinë dhe integritetin territorial nga toka, ajri dhe deti”, duke shtuar se do të përballen me çdo “armik deri në frymën e fundit”.

Edhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani nuk do të heqë dorë nga e drejta e tij për energji bërthamore, duke kundërshtuar deklaratat amerikane që kërkojnë kufizime të forta. Ai ka theksuar se askush nuk mund t’i mohojë një kombi të drejtat e tij sovrane, duke e konsideruar këtë si një çështje parimore për Iranin.

Ndërkohë, situata në Ngushticën e Hormuzit është përkeqësuar ndjeshëm. Pas një hapjeje të përkohshme, Irani ka rikthyer kufizimet dhe ka shtuar praninë ushtarake në këtë rrugë strategjike detare, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e naftës dhe gazit botëror./ Zoom.al

Postime të lidhura