zoom

Bota

Hormuzi bllokohet sërish/ Pasiguri për çmimin e naftës

Hormuzi bllokohet sërish/ Pasiguri për çmimin e naftës

Ngushtica e Hormuzit është bllokuar sërish për lëvizjen e anijeve, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon dhe shqetësimet për furnizimin global me energji.

Autoritetet në Iran kanë njoftuar se kjo rrugë kyçe detare do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të heqin kufizimet ndaj porteve iraniane. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi kalimi ishte hapur përkohësisht, duke krijuar shpresë për stabilizim.

Kreu i parlamentit iranian, Mohammad Ghalibaf, u shpreh se megjithëse janë bërë disa hapa përpara në negociata, ende nuk ka një marrëveshje konkrete mes palëve.

Bisedimet e fundit mes përfaqësuesve të Iranit dhe zyrtarëve amerikanë janë zhvilluar në Pakistan, por ende nuk është përcaktuar një datë për vijimin e tyre.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se dialogu me Teheranin po vijon, por ka theksuar se SHBA nuk do të pranojë presione në lidhje me kontrollin e kësaj rruge strategjike.

Mbyllja e Ngushtica e Hormuzit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe të sjellë pasoja në ekonominë globale, duke rritur pasigurinë në një rajon tashmë të tensionuar./ Zoom.al

Postime të lidhura