Aplikacion
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani është angazhuar të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për stabilitetin global.
Në një reagim të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se kjo rrugë strategjike nuk do të përdoret më si “armë kundër botës”, duke nënvizuar rëndësinë e saj për tregtinë ndërkombëtare dhe furnizimin me energji.
Sipas tij, marrëveshja e arritur garanton që kalimi detar në Ngushtica e Hormuzit do të mbetet i hapur në mënyrë të vazhdueshme, duke shmangur tensionet që kanë shoqëruar më parë këtë korridor jetik për transportin e naftës.
Këtë të premte, ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi hapjen e Hormuzit, duke shtuar se lundrkmk do të vijojë pa pengesa për të gjitha anijet tregtare gjatë periudhës së mbetur të armëpushimit në rajon.
Ai bëri të ditur se kjo lëvizje është në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit.
Vetëm pak minuta pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit, nafta në tregjet ndërkombëtare pësoi rënie të ndjeshme me mbi 8%./ Zoom.al
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta