Aplikacion
Tregjet ndërkombëtare të energjisë kanë reaguar menjëherë pas njoftimit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke reflektuar një rënie të dukshme të çmimeve të naftës.
Nafta Brent është ulur në rreth 91 dollarë për fuçi, duke regjistruar një rënie prej mbi 8%. Ndërkohë, edhe nafta amerikane WTI ka pësuar një zbritje të konsiderueshme, duke rënë me më shumë se 9% dhe duke u tregtuar pranë nivelit 85 dollarë.
Ky zhvillim vjen pasi autoritetet iraniane konfirmuan hapjen e plotë të një prej korridoreve më të rëndësishme detare për tregtinë globale të energjisë. Ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, bëri të ditur se vendimi është marrë në kuadër të armëpushimit në rajon dhe do të qëndrojë në fuqi deri në përfundimin e tij./ Zoom.al
Labi premtoi 150 euro për Roelin nga çdo event, shpërthen Rezart Veleshnja: Shpati nuk lypi kurrë



