Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit me Iran mund të finalizohet dhe të nënshkruhet brenda ditës.
Në një intervistë për Fox News dhe më pas për “New York Post”, Trump u shpreh se procesi i negociatave ndodhet në një fazë shumë të avancuar dhe se delegacionet janë duke udhëtuar drejt Islamabadit për raundin vendimtar të bisedimeve.
Sipas tij, përfaqësues të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance dhe një delegacion diplomatik, pritet të mbërrijnë së shpejti në Islamabad për të vijuar diskutimet me palën iraniane.
Trump la të hapur edhe mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë me udhëheqjen iraniane, nëse negociatat sjellin përparim të mjaftueshëm. Ai theksoi se SHBA nuk përjashton asnjë formë dialogu që mund të çojë drejt një marrëveshjeje për paqe.
“Nuk kam problem të takohem me ta nëse është e nevojshme,” u shpreh ai, duke shtuar se aktualisht bisedimet po ecin pa pengesa serioze dhe palët nuk po luajnë lojëra politike.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit