zoom

Të gjitha

I prerë në fyt, gjendet i vdekur avokati shqiptar në Itali

I prerë në fyt, gjendet i vdekur avokati shqiptar në Itali

Një shqiptar është gjetur i vdekur në Itali, në zonën e Reggio Emilia gjatë ditës së sotme.

Aineo Redo 49 vjeç, me profesion avokat është gjetur në rrugë, i prerë në fyt.

Ka qenë një kalimtar që e ka konstatuar në rrugë të vdekurin dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja. Por këto janë vetëm dyshimet e para ndërsa aktualisht po hetohet edhe pista e vrasjes. Ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetërasje.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk ka dëshmitarë ndërsa pritet të sekuestrohen kamerat e sigurisë.