zoom

Slider

Humbja me Shqipërinë bën me “dhimbje koke” Poloninë! Shuma që Federata duhet t’i paguajë trajnerit

Humbja me Shqipërinë bën me “dhimbje koke” Poloninë! Shuma që Federata duhet t’i paguajë trajnerit

Humbja ndaj Shqipërisë me rezultatin 2-0 ka sjellë telashe të mëdha në kampin polak.

Skuadra rrezikon të mbetet jashtë Europian, por edhe pa trajner.

Por kur të gjithë prisnin dorëheqjen e tij, Fernando Santos tha: As sot, as nesër.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që Federata Polake e Futbollit të vendosë për shkarkimin e trajnerit.

Dhe nëse ky vendim merret është zbuluar shuma se sa do të duhej të paguante federata në rast të një lëvizjeje të tillë.

Kontrata aktuale e portugezit është e vlefshme vetëm deri në fund të nëntorit dhe do të zgjatej automatikisht vetëm nëse skuadra kualifikohej në Kampionatin Evropian.

Nëse federata vendos të shkarkojë Santosin, do të duhet të paguajë pagat e tij për muajin tetor dhe nëntor. Paga e tij mujore është afërsisht 160 mijë euro në muaj.

Ndaj Federata do të duhej t’i paguante 325 mijë euro.