zoom

Të gjitha

Greqi/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, tentoi të përdhunonte polaken që njohu në Facebook

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi tentoi të përdhunonte një vajzë të re 23-vjeçare nga Polonia. Ata u njohën përmes rrjetit social Facebook dhe vajza e ftoi për të pirë diçka në shtëpinë e saj. Shqiptari është hedhur në veprim dhe tentoi të kryente marrëdhënie intime, por kur u përplas me refuzim, i grisi rrobat dhe guxoi të rrihte vajzën.

Pasi goditi me grusht dhe shkelma polaken, shqiptari, identiteti nuk është bërë i ditur donte të largohej. Ai nuk ia doli sepse mbeti i bllokuar në banesë sepse nga nervat theu dorëzën. Më pas doli në ballkon për tu arratisur por mesa duket nuk ka arritur. Vajza veproi me shpejtësi, mbylli derën e ballkonit dhe njoftoi policinë, shkruajnë mediat greke.