zoom

Të gjitha

GJKKO vendos sot për fatin e tij, zbulohet ku do të jetë Sali Berisha kur të zhvillohet seanca

GJKKO vendos sot për fatin e tij, zbulohet ku do të jetë Sali Berisha kur të zhvillohet seanca

GJKKO do të vendosë sot për fatin e ish-kryeministrit, Sali Berisha pas kërkesës së SPAK për vendosjen e masës “arrest shtëpie” ndaj tij.

Seanca do të nisë në orën 10:00, ndërsa në të njëjtin orar ish-kryeministri do të jetë në një takim me të rinjtë.

“Në ora 10:00, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD, salla “Pjetër Arbnori”, selia e PD”, thuhet në njoftim.

Lideri demokrat s’do të marrë pjesë në seancën e GJKKO-së ku do të caktohet masa e sigurisë ndaj tij.

Nuk dihet se nëse Berisha do e zbatojë vendimin e gjykatës, ndërsa ka aludime se mund ta kryejë “arrestin shtëpiak” në selinë blu.

Ish-kryeministri ka deklaruar se do të konsultohet me avokatët e tij për vendimet që do të marrë, por ka paralajmëruar se nuk do të heqë dorë nga drejtimi i PD-së, edhe nga qelia.