Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Savër të Lushnjës, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.
Viktima është identifikuar si Skënder Malia, rreth 55 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë konsumimi i tepërt i alkoolit.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar trupin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës, të cilat kanë nisur veprimet për sqarimin e rrethanave.
Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar për shkakun e vdekjes.
