zoom

Aktualitet

60-vjeçari gjendet pa jetë në banesën e tij në Maliq, dyshimet e para

60-vjeçari gjendet pa jetë në banesën e tij në Maliq, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Zëmblak, në bashkinë e Maliqit, ku një burrë rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai kishte humbur jetën prej disa ditësh, ndërsa trupi u zbulua vetëm së fundmi.

Mësohet se 60-vjeçari jetonte i vetëm dhe, sipas informacioneve fillestare, konsumonte shpesh alkool.

Gjatë këqyrjes së parë nuk janë konstatuar shenja dhune në trup, çka ka ngritur dyshimet për një vdekje natyrale. Megjithatë, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës, trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore./ Zoom.al

Postime të lidhura