Aplikacion
Zbardhen detaje të reja lidhur me vdekjen e 60-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Zëmblak, në Bashkinë e Maliqit.
Burri jetonte i vetëm dhe dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh para se të gjendej nga familjarët dhe banorët e zonës. Sipas policisë, nga verifikimet e para në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.
Vëllai i viktimës, Ylber Mullalli, ka treguar se 60-vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe vuante nga zemra. Ai tha se i 60-vjeçari ishte me KEMP dhe jetonte i vetëm, pasi djali ndodhej në Tiranë për shkak të punës, ndërsa vajza jetonte në Selanik.
Sipas familjarit, ata nuk kishin dijeni se prej sa kohësh ai kishte humbur jetën, ndërsa u njoftuan vetëm pasi fqinjët dhe të afërmit ngritën dyshime.
“Vuante nga zemra, ishte me KEMP, por më shumë e kishte nga alkooli, pinte alkool. Unë sot erdha në mëngjes, se isha në Tiranë. Para 4-5 orësh kam ardhur dhe të tjerët më njoftuan. Jetonte vetëm. Djalin e ka në Tiranë, ndërsa vajza është e martuar dhe jeton në Selanik. Djali qëndron në Tiranë për shkak të punës”, tha ai./ Zoom.al