Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 3 të qytetit.
Sipas njoftimit të policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas hetimeve, shkaku i humbjes së jetës mund lidhet me përdorimin e substancave narkotike, megjithatë kjo mbetet ende në verifikim nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet përcaktimi zyrtar i shkakut të vdekjes./ Zoom.al


