zoom

Aktualitet

Gjendet i pajetë 67-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë 67-vjeçari në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari jetonte vetëm. Ka qenë mbesa e tij ajo që ka ngritur alarmin, pasi nuk kishte arritur të lidhej me të për një periudhë kohe dhe më pas ka njoftuar autoritetet.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka kryer këqyrjen e trupit, ku nuk janë evidentuar shenja dhune. Për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

Paraprakisht, dyshohet se 67-vjeçari, i cili mësohet të ketë qenë ish-mësues, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore./ Zoom.al

Postime të lidhura