Aplikacion
Një 90-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Gjormë, pasi ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë nga nipi i tij.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale O. M. kallëzoi se gjyshi i tij me iniciale R. M., ishte larguar nga banesa rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet për gjetjen e të moshuarit. Rreth orës 06:00 të ditës së sotme, ai është gjetur i pajetë në një kanal me ujë, në afërsi të banesës së tij në fshatin Gjormë.
Paraprakisht dyshohet se 90-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në kanal. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

