Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Bulgarec, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë përjashtuar asnjë pistë hetimi. Megjithatë, burime bëjnë me dije se në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, çka ka ngritur dyshime për një krim të mundshëm.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat. Zona është rrethuar, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore që do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes./ Zoom.al



