Aplikacion
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i dyfishtë në Roskovec të Fierit, ku një 80-vjeçar vrau me pushkë gruan e tij dhe më pas veten.
Sipas informacioneve paraprake, autori, i identifikuar si Shefit Rrapaj, fillimisht ka pasur një përplasje me bashkëshorten, Dashuri Rrapaj, përpara se situata të përshkallëzohej në mënyrë tragjike brenda banesës së tyre.
80-vjeçari Shefit Rrapaj e ka tërhequr zvarrë gruan e tij, Dashuri Rrapaj nga oborri i banesës dhe e ka futur brenda shtëpisë.
Më pas, e ka qëlluar me pushkë dhe 75-vjeçarja ka mbetur e vdekur në vend.
Burime bëjnë me dije se çifti kishte pasur edhe më herët mosmarrëveshje, ndërsa banorët kanë raportuar se debatet mes tyre dëgjoheshin shpesh. Dyshohet se në momentin e ngjarjes, i moshuari mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit, megjithëse kjo mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet./ Zoom.al