Aplikacion
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Kuman, ndërsa janë publikuar edhe fotot e autorit dhe bashkëshortes së tij, që e vrau me armë zjarri.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor, bëhet fjalë për Shefit Rrapaj dhe bashkëshorten e tij Dashuri Rrapaj, të cilët humbën jetën pas një konflikti brenda familjes.

Raportohet se çifti kishte një histori të gjatë mosmarrëveshjesh, ndërsa autoritetet kishin ndërhyrë edhe disa ditë para ngjarjes për të qetësuar situatën.

Ata jetonin prej rreth 20 vitesh në zonë dhe ishin prindër të shtatë fëmijëve, shumica e të cilëve ndodhen jashtë Shqipërisë.
Njëri prej djemve, që jetonte me ta, është marrë në pyetje nga policia për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave./ Zoom.al