zoom

Aktualitet

Fqinjët të tronditur nga ngjarja në Fier: Ishin të qetë dhe pa probleme

Fqinjët të tronditur nga ngjarja në Fier: Ishin të qetë dhe pa probleme

Ngjarja tragjike që ndodhi në fshatin Kuman ka lënë të tronditur banorët e zonës, të cilët shprehen të habitur nga ajo që ndodhi brenda familjes së çiftit.

Sipas dëshmive të fqinjëve, Shefit Rrapaj dhe bashkëshortja e tij Dashuri Rrapaj njiheshin si njerëz të qetë dhe pa probleme të dukshme në komunitet. Ata përshkruhen si “komshinjtë më të mirë”, që jetonin një jetë të thjeshtë dhe të përkushtuar ndaj familjes.

Banorët tregojnë se gruaja ishte shumë e respektuar në zonë, ndërsa çifti merrej kryesisht me punët e përditshme dhe jetën në fshat. Sipas tyre, nuk kishin vënë re konflikte serioze, përveç ndonjë debati të kohëve të fundit.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie familjare./ Zoom.al

Postime të lidhura