Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ku një 47-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 21:40 në rrugën “Sotir Caci”. Dyshohet se shtetasi me inicialet B.G., 47 vjeç, ka qëlluar veten me pistoletë brenda banesës së tij.
Policia bëri të ditur se arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që mund ta kenë çuar 47-vjeçarin drejt këtij akti, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al


