zoom

Aktualitet

Gjendet i pajetë një 49-vjeçar në Librazhd, çfarë dyshon policia

Gjendet i pajetë një 49-vjeçar në Librazhd, çfarë dyshon policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Librazhd, ku një burrë 49 vjeç është gjetur i pajetë në një përrua në fshatin Librazhd Katund.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima me inicialet S. H. dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, duke humbur jetën si pasojë e mbytjes. Trupi i tij është konstatuar pa shenja jete gjatë orëve të paradites së sotme.

Nga të dhënat paraprake mësohet se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa që pasditen e djeshme. Familjarët, të cilët kishin humbur kontaktet me të, kanë deklaruar se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për fatin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa deri më tani nuk ka indicie për përfshirje të personave të tjerë./ Zoom.al

Postime të lidhura