Aplikacion
Këngëtarja shqiptare, Enxhi Nasufi ka qenë e ftuar ka treguar për herë të parë vështirësitë që i është dashur të kalojë gjatë periudhës së divorcit të prindërve të saj. Gjatë intervistës ajo u shpreh se mban mend çdo gjë nga ajo kohë dhe madje thotë që vë re edhe vështirësitë që shfaqen kur rritesh.
“Ajo që do doja t’ju thosha fillimisht i kuptoj perfekt, fëmijët kuptojnë shumë më shumë se prindërit. Mbaj mend çdo gjë. Vë re vështirësinë që të shfaqet gjatë një periudhe tjetër të jetës, kur rritesh, sepse dashur pa dashur janë ca mungesa që një fëmijë që i ka prindërit e divorcuar i ka. Unë kam pasur fatin që kam pasur një mama të mrekullueshme, por fëmijët me prindër të divorcuar kanë disa mangësi, të cilat duhet ti kthejnë në forcë. Kam vetëm një këshillë të vogël se kam vënë re që nuk i flasin një prindi të caktuar. Ata janë adulta që kanë marr këtë vendim, por unë nuk kam pse e bëtë këtë. Nuk është gjë e mirë po diçka normale, është një vendim i tyre”, tha artistja.
Këngëtarja ka zbuluar edhe arsyen pse këngët i lançon pa videoklipi. Ajo u shpreh se do të jetë aktive me publikun dhe se në këtë periudhë Covid-19 videoklipet kushtojnë shumë./L.K
/Zoom.al