zoom

Të gjitha

Vouge akuzohet për antisemitizëm

Vouge akuzohet për antisemitizëm

Vouge ka marrë disa kritika në lidhje me përdorimin e fjalës “Palestinë”. Kjo vjen pasi modelja Gigi Hadid premtoi se do të dhuronte të ardhurat e saj nga “Fashion Month” për njerëzit në Ukrainë dhe Palestinë.

Hadid njoftoi në llogarinë e saj të “Instagram” se do të dhuronte të gjithë të ardhurat e saj nga shfaqjet e saj të vjeshtës 2022 për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë, si dhe për të vazhduar mbështetjen e atyre që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë.

Vogue e mbuloi njoftimin e Hadid në një artikull të titulluar “Gigi Hadid do t’i dhurojë të ardhurat e muajit të modës për lehtësimin ukrainas”, i cili hoqi çdo referencë për Palestinën. Më pas revista i kushtoi një postim në “Instagram “zotimit të Gigi-t për të dhuruar, pothuajse fjalë për fjalë duke cituar deklaratën e modeles dhe duke shkruar:

“Sot, @Gigihadid njoftoi se ajo do të dhurojë të gjitha të ardhurat e saj të muajit të modës për përpjekjet e ndihmës në Ukrainë, si dhe do të vazhdojë të mbështesë ata që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë”.

Postimi pati goxha kritika për antisemitizëm, ndërkohë që figura të njohura dhe përdorues të mediave sociale kritikuan menjëherë “Vogue” për standarte të dyfishta dhe për racizëm kundër palestinezëve./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura