zoom

Politikë

“Garda shkeli ligjin”/ Berisha: Emrat e mercenarëve të Lulzim Bravës i kam në Facebook

Ish kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte është paraqitur në prokurori ku ka dëshmuar në lidhje me akuzat për dhunën e ushtruar më 8 janar në selinë blu, në protestën e thirrur prej tij.

Berisha thekson se një ndër çështjet që ai është ndalur në dëshminë e tij është ajo e mbushjes së selisë me mercenarë dhe me kriminelë nga Basha.

Ndër të tjera, Berisha është shprehur se përdorimi i armëve dhe i mjeteve të njëjta të narkopolicisë së Ramës me ato të grupit të Lulzim Bravës janë dëshmi e shkrirjes në një të këtyre të dyve. Sipas tij, Garda ka shkelur ligjin.

“Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen pasi u shkarkua shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk ekzisto në asnjë vend tjetër dhe e kaloi në dorë të Edi Ramës.

Padiskutim që një çështje që unë kam theksuar në prokurori ishte dhe dorëzimi i informacioneve që mbledh për grupin e mercenarëve, trafikantëve dhe të vrasësve dhe emrat i keni dhe në Facebook-un tim disa. Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se çfarë ndodhte në narko-shtet. Çështje tjetër që unë shtrova me forcë , si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narko policia e Ramës, përdorte Banda e Lulzim Bravës? Kjo ishte një tjetër dëshmi e shkrirjes së bashkëpunimit mes banditëve.

Emrat e mercenarëve një pjesë i kanë ndaluar problemi është se armët i nxori nga selia thuhet Lulzim brava me mjetin e tij ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëszve të armatosur në Seli, ka foto por jo vetëm kështu që nuk ka asnjeri sot që vë në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga këto vrasësish.

Moment tjetër që kompromenton dhe dëshmon shkrirjen në një të krimit të Ramës dhe Bravës është garda. Lulzim Brava ka në kundërshtim me ligjet e vendit mbrohet nga garda dhe pse është i shkarkuar, garda dhe oficerët nuk mundet kurrë që të qëndrojnë në mbrojtje të një njeriu që mban afër banditë, ato duhet të zbatojnë vendimet e partisë”, është shprehur ndër të tjera ai.