zoom

Aktualitet

Kullat/ Berisha: Pronarët i kanë thënë Veliajt se jemi marrë vesh me Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka dëshmuar 2 orë e 30 minuta në prokurorinë e Tiranë lidhur me protestën e 8 janarit është ndalur edhe tek projekti i kullave që parashikohen të ndërtohen në vend të godinës së PD-së.

Berisha mësohet se ka hedhur akuza ndaj kreut aktual të PD-së Lulzim Basha duke thënë se është marrë vesh me pronarët dhe për këtë është në dijeni edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është përgjegjës për dhënien e lejeve të ndërtimit.

“Pronarët i kanë thënë Veliajt se jemi marrë vesh me Lul Bravën për kullat” ka deklaruar mes të tjerash Sali Berisha.

Ndërkohë lidhur me këtë projekt për të ndërtuar tre kulla tek PD, ende nuk ka pasur një reagim nga Erion Veliaj.

Berisha zbuloi se emri i kullave do të jetë “4 liritë”, duke e lidhur këtë edhe me filantropin Soros.

“Selia do u kthehet demokratëve nuk ka forcë në botë të marrë selinë ta shndërrojë në kulla. Sic e patë ju projektin grabitqar. Vetëm emri Soros ka mbetur ti vendosin emrin. Edi Rama i vuri emrin e 4 lirive.” tha Berisha.

Lajmi për projektin e kullave tek PD, u publikua ekskluzivisht nga Zoom.al,. Ky lajm solli edhe përplasje mes Bashës dhe Berishës. PD zyrtare e mohoi projektin dhe ndërtimin e kullave ndërsa Berisha e ka akuzuar Bashën dhe Bardhin për përdorimin e truallit të PD për pastrim parash.