zoom

Politikë

Berisha: Do të ketë protesta të fuqishme në të gjithë vendin

Protestat do të vazhdojnë. Ka qenë ky paralajmërimi i Sali Berishës, sot teksa foli për mediat pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës për më shumë se dy orë.

“Do ketë takime të fuqishme me qytetarët, gjithçka kundër narkoshtetit. Do të ketë protesta të fuqishme.

Nuk mund të pajtohet më ky popull me kufoma politike që iu vjen era në të gjithë Europën.

Do ketë tryeza të rrumbullakta, me të cilat do të elaburohen mendime për fusha të ndryshme,” tha Berisha.