zoom

Lajme

FOTO/ Krenar Çoçaj në krahët e ish-Missit pas ndarjes nga Luana Vjollca! Detajet që nxitën dyshimet

FOTO/ Krenar Çoçaj në krahët e ish-Missit pas ndarjes nga Luana Vjollca! Detajet që nxitën dyshimet

Krenar Çoçaj duket se ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga moderatorja e njohur Luana Vjollca, me të cilën po shkonte drejt martesës.

Një foto e tij me Endi Demneri, ku shihen shumë pranë njëri-tjetrit në Ibiza, ka ngritur dyshimet mbi një romancë mes tyre.

Imazhi mes biznesmenit kosovar dhe ish-Miss Universe Albania 2023 ka lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë më shumë se një miqësi të zakonshme.

Dyshja jo vetëm që janë parë në të njëjtin ambient, por kanë postuar edhe story në të njëjtën ditë nga club-i i njohur “Ushuaïa Ibiza”, ndërsa ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale – detaje që kanë mjaftuar për të ndezur spekulimet në rrjet.

Krenar Çoçaj është i njohur për lidhjen 8-vjeçare me moderatoren Luana Vjollca, marrëdhënie që pavarësisht se nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, mori vëmendje të madhe mediatike. Para Luanës, ai ka qenë në një lidhje publike me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Nga ana tjetër, Endi Demneri ka zgjedhur të ruajë privatësinë në aspektin sentimental dhe nuk është përfolur më parë për lidhje të tjera në publik.

Ende nuk ka një konfirmim nga asnjëri prej tyre, por prania dhe postimet e përbashkëta në një nga destinacionet më të preferuara të VIP-ave, kanë nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjet.

Postime të lidhura