Aplikacion
Zhvillimet më të fundit në showbizin-in shqiptar thonë se moderatorja Luana Vjollca mund të ketë nisur një romancë të re.
Burimet pretendojnë se Vjollca është parë së fundmi në Paris, nën shoqërinë e biznesmenit tiranas, Drilon Xhepa. Po kështu, disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale përkatëse, duket se janë realizuar në të njëjtin vend — fare pranë Kullës Eiffel.

Rastësi apo jo, lajmi duhet thënë se është konfirmuar gjithashtu edhe nga “Prive”.
Pas 8 vitesh së bashku dhe një dasmë që përflitej se do të mbahej shumë shpejt, në vitin 2024 Luana Vjollca u nda nga biznesmeni Krenar Çoçaj./ Zoom.al