zoom

Lajme

Propozim romantik për Endi Demnerin, Krenar Çoçaj i ulet në gjunjë tek festa e zbulimit të gjinisë së bebit

Propozim romantik për Endi Demnerin, Krenar Çoçaj i ulet në gjunjë tek festa e zbulimit të gjinisë së bebit

Pas lajmeve për shtatzëninë dhe “gender reveal”-in në Sarandë, historia e Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj duket se ka hyrë në një tjetër etapë të rëndësishme.

Së fundmi, pamjet e propozimit për martesë po qarkullojnë në rrjet, ku Çoçaj shihet teksa i ulet në gjunjë modeles, ndërsa ajo i përgjigjet me “Po”. Momenti romantik ka marrë vëmendje të madhe online dhe ka shtuar zërat se dasma mund të jetë shumë pranë.

Ndërkohë, Endi Demneri është në pritje të ëmbël dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata janë në pritje të një djali, gjini që u zbulua gjatë një feste private në Sarandë.

Romanca mes Demnerit dhe Çoçajt u përfol fillimisht verën e kaluar, pasi u publikuan pamje të tyre së bashku në Ibiza, ku afrimiteti mes tyre ishte i dukshëm. Që prej asaj kohe, çifti ka zgjedhur të ruajë diskrecion për jetën private.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim zyrtar për propozimin apo shtatzëninë, por zhvillimet e fundit sugjerojnë se ata po përgatiten për një kapitull të ri në jetën e tyre, si familje.

Postime të lidhura