zoom

Slider

Luana shfaqet me partnerin në dasmën e Lele Pons

Dasma e Lele Pons dhe reperit Guaynna gjatë fundjavës në Miami bëri bashkë emra të njohur, përfshirë këtu edhe Luana Vjollcën e cila u shfaq në praninë e partnerit të saj.

Ndonëse ka preferuar që lidhjen me Krenar Çoçajn ta mbajë shumë private, Luana nuk mundi t’u shmangej videove që qarkulluan në internet, ku njerëzit e vëmendshëm arritën t’i dallonin.

Luana u shfaq me një fustan në ngjyrën viva magenta, që theksonte dekoltenë dhe ishte i hapur në njërën anë, ndërsa Krenari me një kostum bezhë.

Ndonëse prania e Luanës në dasmën e yllit të dikurshëm të videove vine mund të ketë qenë surprizë për shumë njerëz, vajzat duket se kanë patur një miqësi virtuale prej kohësh.

Gjithçka mendohet se nisi pasi Luana performoi në “Shiko kush luan” kërcimin e këngës së Lele Pons dhe Guaynna, “Se te nota”. Të dy këngëtarët e ripostuan kërcimin në kanalet e tyre në rrjete sociale.

Edhe më herët, Lele Pons kishte vlerësuar artistë shqiptarë. Në vitin 2017, ajo publikoi këngën “Forever is over” të Elvana Gjatës ku shkruante “Jam e fiksuar”.

Përsa i përket lidhjes së saj me reperin Guaynna, ata u lidhën në dhjetor 2020, u fejuan në gusht 2022 dhe u martuan të shtunën.