zoom

Lajme

Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj në pritje të një djali

Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj në pritje të një djali

Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj janë në pritje të një djali.

Burime konfirmojnë se çifti kanë organizuar së fundmi një “gender reveal” në Sarandë, ku është zbuluar edhe gjinia e bebit.

Romanca mes Endit dhe Krenarit u përfol që verën e kaluar, pasi u publikuan pamje të dyshes në Ibiza, ku afrimiteti mes tyre ishte i dukshëm dhe ngriti dyshime për një lidhje romantike.

Deri më tani, as Demneri dhe as Çoçaj nuk kanë bërë një konfirmim publik për këtë kapitull të ri në jetën e tyre private. Megjithatë, burime të sigurta pranë çiftit bëjnë me dije se ata janë në pritje të një djali.

Zbulimi i gjinisë në Sarandë duket se ka qenë një moment i mbajtur mes njerëzve më të afërt, larg ekspozimit publik, ndërsa vetë Demneri vijon të qëndrojë diskrete për këtë periudhë të rëndësishme në jetën e saj. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konfimim publik.

Postime të lidhura