zoom

Stil

Sherr VIP-ash! Me kë është ndarë keq Dafina Zeqiri

Sherr VIP-ash! Me kë është ndarë keq Dafina Zeqiri

Ron Zaiti debutoi në tregun muzikor shqiptar pas bashkëpunimit të sukseshshëm që pati me Dafina Zeqirin “Murder on the dance floor”.

Që nga ai moment, këngëtari u pa në çdo koncert me artisten e njohur, duke u bërë edhe pjesë e labelit të Dafinës pas këtij momenti. Mirëpo duket se kaq ka zgjatur miqësia dhe bashkëpunimi midis artistëve në fjalë. Roni dhe Dafina nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Burime për “Prive” bëjnë me dije se dyshja janë ndarë me sherr me njëri-tjetri. Ndarja e rrugëve ka qenë e hidhur deri në pikën sa disa nga projektet janë zhdukur nga platforma “YouTube”. Dyshja madje as nuk ndiqen në rrjetet sociale.

Më herët u risoll në vëmendje një tjetër përplasje e artistes. Konkurrentja e “Big Brother Vip Kosova”, Juliana Nura u shpreh brenda shtëpisë se kohë më parë e kishte rrahur artisten.

Krahas një videoje të shkëputur nga kënga e saj e re “Nafije”, e cila është kthyer në një hit në rrjetet sociale, artistja shkruante:

“Ku*vat duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë në bo*a bo*a”.

Ky konflikt mes dy vajzave ka më shumë se një dekadë që ka ekzistuar dhe që u rikujtua nga vetë modelja. Shkak i këtij sherri u bë ish i dashuri i Dafinës, sot partneri i Luana Vjollcës, biznesmeni Krenar Çoçaj.