Aplikacion
Një aksident tragjik është regjistruar në Itali, ku ka humbur jetën 24-vjeçarja shqiptare Diana Galicaj.
Makina që ajo po udhëtonte, tip “Volkswagen Lupo” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me gardhin e një shtëpie, si pasojë, e reja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Ajo kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti dhe këtu ajo kishte gjetur një punë në Castelguglielmo, në Amazon.
Grupi hetimor është duke u marrë me zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe trupi i saj është në dispozicion të familjes për varrimin.
E kuqe dhe blu: Kombinimi më elegant i ngjyrave të kësaj vere
