Aplikacion
Blero Muharremi dhe Afrona Dika përfliten prej muajsh se janë ndarë. Ndonëse s’e kanë pranuar publikisht, ata kanë fshirë gjurmë të përbashkët nga rrjetet sociale. Së fundmi, modelja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka festuar përvjetorin e lindjes.
Për herë të parë pas disa vitesh ajo feston si ‘beqare’, të paktën këtë na ka lënë të mendojmë me postimin e saj të fundit në InstaStory. Ajo që modelja i ka uruar vetës është një fillim i ri. “Gëzuar për fillime të reja”, ka shkruar Afrona krahas postimit në Instagram.

Kjo duket si një përgjigje ndaj këngëtarit, i cili përcolli një mesazh të koduar për ditëlindjen e saj. Këngëtari publikoi një foto, krahas së cilës vendosi një trëndafil. Nuk dihet nëse postimi kishte të bënte për Afronën por fansat të paktën kështu mendojnë.

Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Nuk na përfaqësoni/ Pankartë me 140 krimba