zoom

Të gjitha

Fevziu tregon se sa vende ka vizituar, rreth 83% të globit

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar më tepër për udhëtimet e tij rreth e përqark globit, përtej pasqyrimit të tyre në rrjetet sociale.

Fevziu tregon se ka vizituar 130 shtete të botës, rreth 82.9% e territorit global. Këto detaje ai i ka treguar pas pyetjeve të shumta nga ndjekësit.

“Sa vende te botes ke vizituar e sa te kane mbetur ende? Kjo eshte pyetja qe me bejne thuajse perdite e sidomos pas cdo udhetimi. Qe mos te kthej pergjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende te botes (118 vende anetare te OKB dhe 12 vende qe nuk jane ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj. Sipas aplikacioneve te mesiperme sic duket edhe ne harten qe kam publikuar kam shkelur ne shtete qe mbulojne 82.9 % te territorit te globit. Por mbeten ende shume… pothuajse edhe nje here kaq.”