zoom

Të gjitha

Fansat kritikojnë Nora Istrefin pasi uroi Kurban Bajramin: Tmerr, më mirë të shkosh në…

Fansat kritikojnë Nora Istrefin pasi uroi Kurban Bajramin: Tmerr, më mirë të shkosh në…

Personazhet e njohura të ekranit kanë përdorur rrjetet e tyre sociale për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë që sot festojnë Kurban Bajramin.

Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, e cila ka përshëndetur ndjekësit me disa imazhe të saj. Ajo shfaqet me një fustan ngjyrë të zi të shkurtër.

“Me fat Kurban Bajramin”, shkruan Nora.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndjekësve të këngëtares, të cilët e kanë cilësuar këtë veshje si të papërshtatshme për të uruar për këtë festë.


“Katastrofë! A për Bajram vishet kështu, njeri ma mirë me shku ndonjë klub nate. Tmerr për Bajram me këtë veshje”, janë disa nga komentet që e kanë kritikuar Nora Istrefin.