zoom

Të gjitha

“Një Frida Kahlo që s’e kemi njohur kurrë”/ Gruaja e shekullit vjen në një serial

“Një Frida Kahlo që s’e kemi njohur kurrë”/ Gruaja e shekullit vjen në një serial

Një serial televiziv për Frida Kahlo është në zhvillim e sipër. Ndërsa jeta e artistes ka qenë burim frymëzimi për dhjetëra filma, dokumentarë dhe filma të shkurtër, seriali i ri do na njohë me një tjetër aspekt të jetës së saj.

Ky serial i ri planifikon ta portretizojë Kahlo-n sa më të vërtetë që të jetë e mundur dhe këtë po e bën me miratimin e anëtarëve të saj më të afërt të familjes. Sipas Variety, mbesa e Frida Kahlos, Mara Romeo Kahlo, tha se “seriali synon ta portretizojë Frida-n ashtu siç nuk është parë kurrë më parë.

“Ky projekt do të lejojë artisten të shfaqet si një grua, arti i së cilës përfaqësonte fuqizimin dhe shpresën duke lejuar familjen të ndajë me audiencën se si trashëgimia e saj vazhdon të frymëzojë mijëra njerëz në mbarë botën,” tha Alfonso Duran, drejtore e përgjithshme e “Frida Kahlo Management”.

Frida Kahlo është një nga artistet më të famshme në botë. Jeta e saj ka qenë burim frymëzimi për filma dhe dokumentarë, me më të popullarizuarin “Frida”, filmi biografik i vitit 2002 me regji të Julie Taymor dhe Salma Hayek. Filmi u nominua për disa çmime Oscar, duke përfshirë aktoren më të mirë, dhe fitoi çmim për grimin më të mirë dhe këngën më të mirë origjinale./L.K

/Zoom.al