zoom

Të gjitha

Enca dhe Ardian Bujupi po vijnë me një bashkëpunim?

Enca dhe Ardian Bujupi po vijnë me një bashkëpunim?

Si Enca po ashtu edhe Ardian Bujupi numërojnë shumë bashkëpunime në karrierën e tyre muzikore. Mirëpo si thoni sikur dy artistët të vinin me një duet me njëri-tjetrin?

Mbrëmjen e sotme dy këngëtarët janë lidhur me njëri-tjetrin gjatë një videoje live në Instgaram. Teksa ishin duke biseduar me njëri-tjetrin, Enca pyeti fansat “Si mendoni për një bashkëpunim mes nesh?”. Kaq mjaftoi dhe ndjekësit e tyre nisën menjëherë nga komentet, duke u shprehur shumë të kënaqur nëse dy këngëtarët do të vinin vërtetë me një bashkëpunim. Në fakt kjo pyetje e Encës nuk besojmë të ketë lindur nga hiçi, ndaj tani të gjithë do të presim gjithë sy e vesh për të mësuar diçka më shumë nga ky bashkëpunim mes tyre.

Pas videos live në Instagram, Enca dhe Ardiani publikuan në profilet e tyre projektet e fundit muzikore të njëri-tjetrit, diçka që i shton akoma më shumë dyshimet se ata kanë “gatuar” diçka së bashku.

Aktualisht dy këngëtarët po shijojnë sukseset e këngëve të fundit që kanë lançuar. Gati 1 javë më parë, Enca publikoi këngën “Nashta”, që fansat po prisnin prej kohësh dhe për momentin numëron 1 milion klikime në Youtube. Ndërsa Ardiani publikoi para 3 ditësh këngën “Ka je bonita”, që ishte mjaft ritmike dhe u prit shumë mirë nga publiku.

Postime të lidhura