Aplikacion
Një 55-vjeçar shqiptarë ka ngritur në këmbë policinë italiane, pasi ka plagosur 3 persona në Bibione dhe ka arritur të arratiset.
Mediat italiane shkruajnë shqiptari Artur Haxhiu ka plagosur me armë zjarri dy shqiptarë të tjerë dhe një italian.
Në mbështetje të policisë janë edhe karabinierët e Portogruaros, të cilët po hetojnë rastin dhe po përpiqen të lokalizojnë shqiptarin.
“Kushdo që ta shohë, kërkohet të kontaktojë në numrin e urgjencës 112”, shkruajnë karabinierët.
Sipas medieve italiane të shtënat kanë ndodhur 3 ditë më parë, më 27 qershor në një resort në bregdet, fillimisht në via Pirano dhe më pas në parkingun e një pallati mes via Andromeda dhe via della Vega. Sipas policisë, shqiptari ka qëlluar 3 herë.
Të plagosurit janë 2 shqiptarë dhe një italian.
Njëri prej shqiptarëve, 30 vjeç ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Hetimet koordinohen nga Prokuroria Publike e Pordenones.
I kërkuari u dënua 22 majin e kaluar për kanosje me thikë ndaj njërit prej tre të plagosurve, siç konfirmohet nga burime hetimore.
Nuk përjashtohet që ky konflikt i mbartur të jetë motivi i plagosjeve.
Autoritetet ngrenë alarmin se shqiptari mund të jetë ende i armatosur.
Karabinierët kanë ngritur disa postblloqe në vende të ndryshme të zonës.
Biseda e fundit e Nertil Buzit me policin, pak para vetëvr*sjes: Po ta besoj ty vajzën…