Aplikacion
Identifikohet 25-vjeçari shqiptar që u vra nga një biznesmen italian gjatë një tentative për vjedhje në shtëpinë e këtij të fundit, në zonën Centola, në Itali.
Viktima është Rivaldo Rusi, i cili dyshohet se ishte pjesë e një grupi prej tre shqiptarësh që po përpiqeshin të grabisnin vilën.
Sipas mediave italiane, biznesmeni 60-vjeçar ka qëlluar me pushkë gjuetie, duke vrarë në vend Rivaldo Rusin dhe duke plagosur rëndë një tjetër grabitës, ndërsa i treti ka mundur të largohet./ Zoom.al




