zoom

Aktualitet

U plagos rëndë gjatë grabitjes, arrestohet shqiptari në Itali (EMRI)

U plagos rëndë gjatë grabitjes, arrestohet shqiptari në Itali (EMRI)

Zbardhen detaje të reja nga grabitja që përfundoi në vrasje në Itali, ku ishin të përfshirë 3 shqiptarë.

Xhuljan Kurti, 28 vjeç, shtetas shqiptar, është arrestuar nga karabinierët, me urdhër të Prokurorisë Publike, si një nga tre personat e dyshuar për tentativën e grabitjes që përfundoi me vrasje.

Ai është vendosur nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa mbi të rëndojnë disa akuza të rënda: tentativë vjedhjeje, grabitje dhe posedim i paligjshëm i armës së zjarrit.

Kurti ishte një nga shokët e Rivaldo Rusit, 25-vjeçarit shqiptar që u vra nga pronari i shtëpisë, Aurelio Valiante, gjatë përpjekjes për të grabitur banesën e tij. Sipas hetuesve, Rusi u qëllua me pushkë gjahu dhe më pas trupi i tij u zhvendos dhe u fsheh, ndërsa personi i tretë i dyshuar për grabitjen vijon të jetë në arrati.

Kurti fillimisht ndodhej në spital në gjendje të rëndë pas ngjarjes dhe pas përmirësimit shëndetësor, autoritetet ekzekutuan ndaj tij urdhrin e arrestit.

Ndërkohë, Aurelio Valiante, 58 vjeç, nuk është arrestuar, por ndodhet nën hetim për vrasje dhe fshehje të një kufome. Ai dhe familja e tij janë zhvendosur në një vend të sigurt, për shkak të kërcënimeve./ Zoom.al

Postime të lidhura