Aplikacion
Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Treviso, Itali.
Sipas mediave italiane, i riu ka ndërruar jetë pasi makina e tij, një “Alfa Romeo Brera”, u përplas me një pemë gjatë tentativës për t’i shpëtuar një kontrolli policor.
23-vjeçari humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.
Policia njofton se pranë makinës së shkatërruar janë gjetur doza kanabisi, që dyshohet se i përkisnin të riut./ Zoom.al


