zoom

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Bastiset shtëpia e autorit: Gjakun e lajm me gjak!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Bastiset shtëpia e autorit: Gjakun e lajm me gjak!

Ngjarja e rëndë që çoi në vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Rivaldo Rusi në Itali vijon të shkaktojë tensione.

Mediat italiane raportojnë se një grup personash, të dyshuar si shqiptarë, kanë hyrë me forcë në banesën e Aurelio Valiante, 58-vjeçarit italian që qëlloi për vdekje të riun shqiptar gjatë një tentative grabitjeje.

Ngjarja ka ndodhur në Foria të Centola-s, në rrugën “Via Carpine”. Sipas informacioneve, autorët kanë vepruar gjatë natës, kur shtëpia ishte bosh. Ata kanë thyer një ballkon dhe janë futur brenda, jo për të vjedhur, por për të parë nëse Valiante ndodhej aty.

Më pas janë larguar në heshtje, duke lënë pas gjurmë dëmtimi si provë të pranisë së tyre.

Në atë kohë, Valiante dhe familja e tij ishin zhvendosur nga autoritetet në një vend të mbrojtur, pasi ishin vënë nën kërcënime serioze nga persona që kërkonin hakmarrje për vdekjen e Rusit.

Në rrjetet sociale qarkullojnë mesazhe të ashpra, ku përdorues shqiptarë kanë publikuar thirrje për hakmarrje, përfshirë shprehjen: “Gjakun e lajm me gjak”./ Zoom.al

Postime të lidhura