Aplikacion
Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua nga policët italianë në zonën e Aprilias teksa lëvizte me makinë, pas një kontrolli rutinë që përfundoi me ndjekje dhe përplasje fizike.
Sipas mediave italiane, gjatë verifikimit të dokumenteve, i riu pranoi se nuk posedonte leje drejtimi.
Në përpjekje për t’i shpëtuar ndalimit, ai tentoi të arratisej në këmbë, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër nga forcat e rendit. Gjatë rezistencës, një nga policët mbeti i plagosur lehtë.
Hetimet zbuluan se ndaj 29-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Romës në korrik të vitit 2023 për trafik të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë.
Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun e Latinas, ndërsa automjeti që ai drejtonte u sekuestrua./ Zoom.al