zoom

Aktualitet

Dhunonte prej vitesh gruan nga xhelozia, arrestohet 32-vjeçari shqiptari në Itali

Dhunonte prej vitesh gruan nga xhelozia, arrestohet 32-vjeçari shqiptari në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet në Itali. Mësohet se ai është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij. Sipas mediave italiane rasti më i fundit i dhunës ndaj gruas u regjistrua të martën.

Autoritetet gjetën gruan e dhunuar që qante ndërsa shqiptari dyshohet se ishte i dehur. Mobiljet dhe zbukurimet ishin në tokë, duke treguar një debat të nxehtë. Pavarësisht pranisë së forcave të rendit, shqiptari nuk tregoi shenja pendimi, duke vazhduar ta ofendonte gruan e tij.

Ajo raportoi se ishte goditur me shqelma dhe grushte nga burri i saj. Ky ishte një sulm i vazhdueshëm, që kishte vazhduar për disa vite, të cilin burri e justifikoi si xhelozi. Gruaja u dërgua në spitalin e Monzës ku mori trajtim./Zoom.al

Postime të lidhura