Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Itali, ku grabitja u kthye në tragjedi pasi u vra me armë zjarri një shqiptar.
Sipas mediave, në orët e vona të 22 qershorit, 3 shqiptarë janë futur në një vilë në Foria di Centola në pronësi të një ndërtuesi 60-vjeçar për të grabitur.
Por pronari është zgjuar nga zhurmat dhe kur ka kuptuar çfarë po ndodhte, ka marrë armën e gjuetisë dhe ka qëlluar në drejtim të shqiptarëve.
Një prej grabitësve ndërroi jetë dhe trupi i tij u gjet sot nga autoritetet, një tjetër është i plagosur rëndë, ndërsa i treti është në arrati.
Policët që mbërritën në vendngjarje gjetën prova të shumta të konfrontimit, përfshirë armë zjarri, gëzhoja dhe bizhuteri të vjedhura.
Autoritetet italiane kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, përfshirë identitetin dhe përgjegjësitë e secilit person të përfshirë. Ndërtuesi 60-vjeçar është marrë në pyetje dhe ndodhet nën vëzhgim të policisë, por ende nuk është vënë nën akuzë./ Zoom.al