Aplikacion
Ndërtuesi 60-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e një shqiptari në Itali, ka pranuar krimin para autoriteteve.
Ai është pronari i shtëpisë ku shqiptari, së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë hyri për të grabitur.
Por 60-vjeçari i dëgjoi, rrëmbeu armën dhe qëlloi në drejtim të tyre, duke lënë të vrarë 25-vjeçarin shqiptar.
Sipas mediave italiane, në dëshmi ai ka shfaqur pendesë, ndërsa ka treguar si veproi pas vrasjes. Ai ka tërhequr trupin e shqiptarit zvarrë në zonën pyjore të San Severinos dhe e ka fshehur aty.
Trupi qëndroi për 3 ditë i fshehur, ndërsa sot u zbulua nga autoritetet.
I plagosur gjatë ngjarjes mbeti edhe një shqiptar tjetër, ndërsa grabitësi i tretë është në arrati./ Zoom.al